Pas BE-se, edhe Italia ka vendosur kufizime për udhëtarët që do të lëvizin për shkak të situatës së pandemisë nëpër botë, por ndryshe nga unioni, shteti fqinjë ka bërë vetëm një listë me 13 vende pë të cilat do të ketë disa kushte.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka dhënë tashmë një urdhër për udhëtarët që në këto 14 ditët e fundit kanë qenë në Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnia, Brazil, Kili, Republikën Domenikane, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama dhe Peru, nuk do të kenë të drejtë e as do të lejohen të hyjnë në Itali.
Mirëpo lajm i mirë për ne është se në këtë listë të kuqe nuk hyn Shqipëria, e cila në fakt nga BE që prej 1 korrikut nuk u përfshi në listën e vendeve me të cilat do të hapeshin kufijtë e jashtëm.
Italia 13 vendet e sipërpërmendura i cilëson si vende që kanë një rrezikshmëri të lartë të infeksionit të COVID-19, dhe me sa duket ajo eshte e gatshme te beje kufizime ne menyre qe te mos kete sërish një valë të dytë koronavirusi si ajo e para qe e preku masivisht.