Pasi gjendja ne vendin tone eshte jo e qete nga te infektuarit me koronavirus Italia do të jetë e mbyllur për shqiptarët të paktën deri në fund të muajit korrik keshtu flitet dhe nga vendet e tjera te bashkimit evropian.
Ne date 1 gusht pritet te merret nje vendim i ri por duhet te presim deri ateher
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka prezantuar dekretin e ri i cili pritet të aprovohet brenda ditë së sotme në parlament .
Në fjalën e tij në dhomën e deputetëve Ministri Speranza prezantoj dekretin e ri i cili parashikon ndalimin e hyrjes në Itali të personave jashtë Zonës së Bashkimit Evropian.
Ata që udhëtojnë për motive pune e shëndeti kanë të detyruar zbatimit e karantinimit për 14 ditë.
Do të ndalohet hyrja në territorin italian të personave që gjatë 14 ditëve te fundit kanë udhëtuar e tranzituar në këto 13 vendet:
Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brasile, Bosnia Herzegovina, Cile, Kuwait, Macedonia e Veriut, Moldova, Oman, Panama, Perù, Repubblica Dominicana.
Janë vende që kanë një përqindje te lartë të infektuarish në raport me popullsinë.
Ndaj duhet te bejm durim dhe te presim ne 1 gusht per ndonje lajm te ri.