Italia e gjunjëzuar nga moti i keq/ Uji po merr para cdo gjë, Por ja cfarë pritet të ndodhë në Greqi dhe në Shqipëri

Shirat e rrë mbyer dhe moti me ere e reshje duket qe e kane gjunjezuar Ialine nga veriu ne jug, duke bere që lumenjtë në zonën e Modenës të dalin jashtë shtratit, e nderkohe me shume se 60 familje jane evak uuar.

Mesohet se në Siçili ka rrëshqitje të mëdha toke, ndërsa ishujt e Ezolit janë izoluar. Por gjendja alarmante për momentin ka të bëjë edhe me bashkitë në zonat e Alto Vicentinos, Trevigiana Pedemontana dhe territorin e provincës së Bellunos. Nderkohe në Dolomites Sesto si dhe në Dolomites, midis Marmolada dhe Fiera di Primiero, parashkohet qe rreziku i orteqeve është shumë i madh e aq me teper ne zonat ku ka rënë 80 deri në 140 centimetra dëborë.

Për 48 orë zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në të gjithë vendin, në ndërhyrjet e shpëtimit për shkak të motit të keq që po godet Veneton, Friuli Venezia Giulian, Emilia-Romagnan, Piemonten, Lombardinë dhe Toskanën.

Madje nje Alarm është lëshuar edhe për Shqipërinë dhe Greqinë ku gjithsesi ekziston nje potencial shumë i lartë për për mbytje dhe orteqe.