Ishin shëruar plotësisht, ja se si 40 paciente rezultojne sërish me koronavirus perseri

Tregohet nga nje profesor se 40 pacientë të kuruar nga Covid 19 në Korenë e Jugut, kanë rezultuar sërish pozitivë ndaj testit. Punonjësit e shëndetësisë janë përpjekur të qetësojnë njerëzit përsa i përket ri-infektimit nga Covid 19, por këto shifra tregojnë të kundërtën.

Keshtu qe drejtori i Qendrave Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC), pasi ka dale në një konferencë ka thene se virusi mund të ishte “riaktivizuar”.

Per kete arsye edhe epidemiologët në Seul po përpiqen të zbulojnë shkakun e kësaj tendence ne dukje kaq të çuditshme, e cila u dëshmua për herë të parë në 51 pacientë nga Daegu të hënën.

Kim Woo-joo, profesor i sëmundjeve infektive tha tekstualisht se:

Numri do të rritet, ky është vetëm fillimi. Ka më shumë gjasa që këta pacientë të jenë përkeqësuar nga ana shëndetësore, dhe nuk e kanë marrë veten plotësisht nga kurimi i virusit.
Kjo ka me teper mundesi sesa të thuhet se janë ri-infektuar pasi eshte e gabuar. Ne e dime qe virusi mund të qëndrojë i “fjetur” në trup në një periudhë të papërcaktuar dhe mund të mos jetë infektiv për personat e tjerë por per vete personat ka bere nje zgjim. Një tjetër faktor sipas tij është edhe mos funksionimi i duhur i testeve te perdorura, të cilat nuk po na ndihmojnë aspak në përcaktimin e shifrave ekzakte.