Ajo eshte nje nga zerat me te bukur shqiptar.Irini Qirjako eshte Mjeshtrja e Madhe” dhe te gjithe publiku i do shume kenget e saj.
Diten e sotme ajo ka qene e ftuar ne D-Night ku ka treguar pjese nga jeta e saj. Ajo ka treguar castet me te veshtira te jetes se saj.
Kengetarja tregoi se i ka vdekur djali i saj 3 ditë pas lindjes. Ajo solli në jetë binjakë, por vetëm vajza arriti që të jetojë.
Më kujtohet nqë goca ishte e vogël dhe e kisha në karrocë dhe shtëpinë time e kisha te rruga e Elbasanit dhe vjehrra ime ishte tek kinema “Agimi”. Unë gjithë rrugës së Lanës me karrocë po shkoja tek vjehrra që të dilnim tek parku “Rinia” dhe ma mbante gocën. Aty vjen një biçikletë, një çun i papërgjegjshëm dhe e përplas karrocën dhe goca ime bie përmbys. Sesi Zoti ma dha fuqinë dhe nuk e lashë gocën të më binte në asfalt dhe e kapa…imagjino goca ime ishte e vogël, pra kisha dy muaj që kisha dalë nga materniteti dhe ime bijë qëndroi dy muaj në incubator sepse lindi 1 kg e 300 gr.