Iku vapa e madhe/ Paralajmërohet shi dhe ulje temperaturash…

Sinoptikania Lajda Porja tha se nuk parashikohet që territori i Shqipërisë të përfshihet nga reshje shiu për të paktën edhe 10 ditë.

Ajo po ashtu ka dhënë një lajm pozitiv pasi intensiteti i erës që ka favorizuar edhe zjarret në vend, duke nisur nga sot do të ulet.

“Reshjet e shiut nuk do të kenë intensitet. Ka pasur vetëm pika shiu dhe reshja ka pasur vetëm në zonen lindore. Përmirësime ka patur me intensitetin e erës. Reshje në territor nuk ka pasur dhe nuki parashikohet të ketë. Vetëm disa reshje të izoluara. Era është kryesisht e lehtë dhe mesatare. Presim lajme të mira pasi fundjava parashikon dobësim të erës. Fundjava do të jetë e qëndrueshme dhe me mot të kthjellët pa reshje”, u shpreh sinoptikania.

Po ashtu ajo tha se java në vazhdim do të sjellë një ulje të ndjeshme të temperaturave ku maksimumi nuk do ti kalojë 36 gradë Celsius.

“Kemi pasur një rënie të ndjeshme të temperaturave ku nga sot e në vijim termometri nuk do t’i kaljë 33 gardë maksimumi. Në fundjave pritet edhe një rritje e lehtë nga 33-36 gradë. Vranësirat që janë parë në vend kanë qenë vranësira nga tymi i Saharasë i bashkuar me tymin e zjarreve. Nuk janë vranësira që shkaktojnë reshje”– u shpreh ajo. Ndërkohë të pashpresa mbeten Greqia dhe Turqia të cilat për të paktën edhe 10 ditë do të mbeten nën ndikimin e valës afrikane, prej të cilës Shqipëria ka mbetur jashtë.