Moti i paqëndrueshëm do të përfshijë rajonin edhe përgjatë të shtunës. Në pjesën qendrore dhe veriore të Greqisë, ku shteti helen kufizohet me Shqipërinë, priten shira lokalë dhe stuhi të izoluara ndërsa moti do të përmirësohet gjatë orëve të mbrëmjes.
Në pjesën tjetër të vendit moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët, me vranësira të përkohshme.
Në mëngjes disa zona do të mbulohen nga mjegulla, ndërsa temperatura nuk pritet të ndryshojë. Meteorologu grek shprehet se nga java e ardhshme moti do të jetë i qëndrueshme me erëra me shpejtësi mesatare duke filluar nga e hëna.