Ikën Basha? Caktohet data për zgjedhjen e kreut të ri të PD

Më 13 qershor, në Partinë Demokratike do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Propozimi ka ardhur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ndërsa më pas do të votohet edhe në Këshillin Kombëtar të PD që pritet të mblidhet pas pak kohësh.

Mesohet se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana. Ndërkohë anëtar të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo.

Bardhi ka propozuar për Këshillin Kombëtar që procesi të hapet më 16 maj deri më 22 maj, më 23 zyrtarizohet kandidaturat dhe më 13 qershor është dita e zgjedhjeve.