Ik i nxehti afrikan/ Ja cfarë do të ndodhë për 3 ditë rrjesht në Shqipëri

Masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë qënë prezente mbi vendin tonë gradualisht do të tërhiqen. Temperaturat do të pësojnë renie në vlerat maksimale kryesisht ditën e shtunë dhe të dielë.

Për 3 ditët në vijim moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Era përgjithësisht do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.