Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme. Në gjithë vendin janë rikthyer reshjet e shiut. Sipas IGJEUM, reshjet më intensive do regjistrohen në Vlorë dhe Gjirokastër.
PARASHIKIMI I MOTIT
Sot pasdite (e enjte datë 07) dhe nesër (e premte datë 08) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
Në qarqet Shkodër dhe Korçë priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet e shiut do të shoqërohen me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.
Shtrëngatat për momente të shkurtra, mund të krijojnë vërshime lokale kryesisht në jugperëndim të vendit.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte datë 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
-në bregdet: 17 / 22 °C
-në vendet e ulëta: 16 / 20 °C
-në vendet malore: 9 / 15 °C
Era
Sot pasdite (e enjte datë 07) dhe nesër (e premte datë 08) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore