IGJEUM ngre alarmin dhe tregon zonat që rrezikojnë shi dhe permbytje

Sipas informacionit të shpërndarë nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në Facebook, zonat më të rrezikuara janë qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë.

Sot pasdite (e martë, dt.29) dhe nesër (e mërkurë, dt.30) pritet niveli rrezik “I MODERUAR’’ në qarkun e Korçës, ndërsa në qarqet e tjera pritet niveli rrezik “I ULËT” ose “S’KA RREZIK” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
PARASHIKIMI METEO
———————-
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.29) dhe nesër (e mërkurë, dt.30) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Lezhë, mesatare në qarkun e Durrësit, ndërsa të dobëta në qarqet e tjera. Në disa nga qarqet reshjet pritet të shoqërohen edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 19 / 26 °C
në vendet e ulëta: 18 / 28 °C
në vendet malore: 11 / 24 °C
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.29) dhe nesër (e mërkurë, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por për momente deri e fortë sidomos në bregdet dhe ne terrenet e larta malore.