IGJEUM ka dhënë pak minuta më parë një njoftim ku bën me dije se si do të jenë temperaturat në vendin tonë dhe ‘rreziqet në disa zona’ të lokalizuara të qarkut të Kukësit.
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se sot dhe të premten priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare ne qarkun Korçë.
Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) pritet rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve dhe rrezik “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona të lokalizuara pritet rrezik “I LARTË”, konkretisht: qarku Kukës (VL).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e sotme.
Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) priten reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet por lokalisht mesatare ne qarkun Korçë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Nesër (e premte dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 25 °C
në vendet e ulëta: 14 / 27 °C
në vendet malore: 9 / 22 °C
Era
Sot pasdite (e enjte dt.09) dhe nesër (e premte dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.