“I shtrenjti im, nuk i kam përmbushur detyrat si baba”, Elton Deda prek me urimin për të birin për ditëlindje

Sot djali kantautorit Elton Deda, Fjordi, feston ditëlindjen. Artisti i njohur e ka uruar të birin përmes një postimi në Facebook.

Ndërsa i shpreh dashurinë, shkruan se nuk i ka përmbushur detyrat e tij si baba dhe sot nuk mund të jetë pranë tij.

“Biri im i shtrenjte. Ti sot mbush 16 vjeç. Duke njohur qe disa nga detyrat e mia aterore nuk i kam permbushur me sukses, te kerkoj ndjese qe nuk te jam prane. Por une te dua dhe do te te dua gjithmone ashtu si te desha sot para 16 vjetesh, kur piskama jote buçiti gjithe tersellime ne kete bote te cuditshme. Qofsh gjithmone i lumtur dhe i bardhe ashtu sic di vetem Ti te jesh. Te dua fort. Babi”, shkruan Elton Deda.

Fjordi ka lindur dhe jeton në SHBA me të ëmën. Ai është fryt i martesës së Dedës me Jola Manin, vajzën e artistëve Pavlina e Pirro Mani.