I nxehti pushton vendin. Ja qytet me te nxehta

Pritet një ditë mjaft e nxehtë, veçanërisht në orët e mesditës ku termometri do të arrijë deri në 40°C, kryesisht në qarkun e Elbasanit, por edhe në qytete të tjera të zonave të ulëta dhe qendrore të Shqipërisë.

Në vijën bregdetare dhe zonat e ulëta, moti do të jetë kryesisht i kthjellët. Mëngjesi do të vijojë relativisht i freskët, ndërsa në mesditë temperaturat do të jenë mjaft të larta.

Era do të fryjë me intensitet të lehtë deri mesatar, me drejtim perëndimor.
Gjatë natës dhe paradites, moti paraqitet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta dhe kalimtare priten në zonat juglindore, dhe në një masë më të vogël në jug.
Temperaturat e mëngjesit:

13–14°C në zonat e thella verilindore,
Rreth 15–17°C në zonat malore,
19–20°C në zonat perëndimore,
Deri në 24°C në bregdet (Durrës dhe Sarandë).
Temperaturat në mesditë:

31–37°C në zonat malore,
36°C në bregdet,
38–40°C në brendësi të territorit,
40°C pritet në Elbasan dhe qytete të tjera të nxehta si Berati, Fieri dhe Tirana.
Parashikimi për 5 ditët në vijim:
E premtja sjell mot mjaft të nxehtë, por me një rënie të lehtë të temperaturave. Kthjellime në pjesën më të madhe të territorit dhe vranësira në pjesën e dytë të ditës.
Rebeshe të shkurtra janë të mundshme në skajin verior dhe verilindor, ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet pa reshje.
E shtuna deri të hënën do të sjellin një rënie graduale të temperaturave, por mbeten mbi normalen sezonale.
E marta sjell sërish rritje të temperaturave, me maksimum që i afrohet 38°C.
Ballkani – Mot për nesër:
Një ditë shumë e nxehtë për rajonin.
Kthjellime në pjesën më të madhe të Ballkanit, kryesisht në veri.
Vranësira kalimtare në jug dhe lindje, reshje të izoluara në zona të Bullgarisë.
Temperaturat e mëngjesit:

16–18°C në shumicën e rajonit,
20–22°C në skajin jugor.
Temperaturat e mesditës:

36–38°C në kryeqytetet ballkanase,
39–40°C në veri dhe verilindje,
40°C në Shkup, Podgoricë, Athinë dhe Prishtinë.