I nxehti afrikan të mërkurën përvëlon Greqinë, ja cfare do te ndodh ne Shqipëri

Ditët jo shume te nxehta do të zgjasin shumë pak dhe në mesin e javës që vjen pritet që të rikthehen temperaturat e larta. Vendi yne, por edhe vendet e tjera fqinje, mes të cilave Greqia po përjetojnë një fundjavë të freskët, por nga e marta temperaturat do të fillojnë të rriten.

Shërbimi Meteorologjik i Greqisë thekson se rritja do të fillojë nga e marta dhe të mërkurën e 14 korrikut temperatura pritet të arrijë 40 gradë.

Vala e të nxehtit afrikan pritet që të prekë edhe Shqipërinë.

Java që nis parashikohet që të premten të mbyllet me një ulje të lehtë temperaturash.

Ndaj beni kujdes sidomos moshat e vjetra pasi vapa mund tju hap probleme.