I nxehti Afrikan ne Shqipëri, sinoptikanët tregojnë sa do zgjasë

Vendi po përjeton motin e ndikuar nga vala e të nxehtit Afrikan e cila përveç temperaturave të larta ka sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.

I njëjti ndikim do të vijojë edhe gjatë ditë së enjte ku temperaturat parashikohen të regjsitrojnë vlera 19 deri 37°C në zonat malore, 22 deri 42°C në zonat e ulëta dhe 25 deri 39°C në bregdet.

Era do të fryje nga veriperëndimi e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.

Valët e të nxehtit janë të pranueshme gjatë stinës së verës në gadishullin e Ballkanit.

Temperatura të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të shkuara duke na sjellë në vemendje që ndodhemi gjeografikisht më pranë ekuatorit sesa rrethit arktik./SHMU