I mbijetuari kujton mes lotësh momentin e aks:idemtit. Ishin me fat ato qe ndodheshin ne katin

14 personat që shpëtuan pa ndonjë gje nga ngjarja e djeshme në Kroaci, ku humbën jetën 10 qytetarë nga Kosova.

Fidan Hajdari, i cili jeton dhe punon në Gjermani ka treguar sesi ndodhi kjo histori.

“Ne që ishim në pjesën e sipërme të autobusit nuk pësuam gje, por ata që ishin poshtë… ishte një situate e papershkrueshme. Pothuajse të gjithë pasagjerët ishin duke fjetur në orën 6 të mëngjesit. Ende nuk e kam të qartë se si një ngjarje tille mund te ndodhe. Gjëja e parë që mbaj mend pasi u zgjova nga rrotullimi, ishte mendimi se jemi rrotulluar, por se nuk ishte ndonjë gje e madhe.

Në ato moment, nuk e mendoja se mund të ishte diçka shumë e rende, por ja që ishte. Ne kemi ndihmuar të nxjerrim njerezit nga autobusi. Gjeta edhe mundësinë të lajmëroj familjen, të gjithë ishin të gëzuar”, ka deklaruar Fidan Hajdari, i riu i cili jeton dhe punon në Gjermani.