I hoqën patentën, Ermal Mamaqi del me shprehjen e bukur

Moderatori dhe aktori i humorit shqiptar Ermal Mamaqi reagon për herë të parë pasi i hoqën patentën, teksa u kap duke udhëtuar me shpejtësi të lartë nga policia.

Në një status në rrjetet sociale, Mamaqi ka postuar një foto me një shprehje të thënë nga vetë ai ku ai ka shkruar:

“Asgjë nuk ta vjedh energjinë si ankesat e përhershme,”- shkruan Mamaqi pak orë pasi Policia i hoqi patentën, pa dhënë asnjë lloj shpjegimi në lidhje me ngjarjen që ditën e sotme mbushi mediat.

Megjithate edhe pse sot ne lajme kishte ngjarje te ndryshme komentuesit kanë shfaqur interes për patentën e aktorit, qe mesa duket ia kane hequr.

“Por me patentën ç’patën,”- shkruan njëri nga komentuesit.

Mbrëmjen e djeshme, mesohet se Policia Rrugore i ka hequr patenten edhe djalit të Sali Berishës, Shkëlzen Berisha, pervec Ermal Mamaqit, te cilet kane qene në dy raste të ndryshme.

Sipas mediave, te dy keta personazhe si Berisha dhe Mamaqi po lëviznin me shpejtësi tej normave të lejuara.