Djali i aktorit te madh te humorit Koco Devole ka treguar per gjendjen shendetesore te te atit pasi eshte i shtruar ne Spitalin Infektiv.
Por gjendja aktuale dhe trupi i tij tanime po reagon mire ndaj ilaceve ede pse ai e ka marre rezultatin negativ per koronavirus.
Arsyeja e qendrimit te Devoles ne spital eshte se si pasoje e semundjes se leucemise eshte renduar ngaqe kjo ishte semundje nga e cila ai vuante me heret.
Djali i Devoles thote:
“Për aq sa më kanë informuar, gjendja është stabël. Mjekët më thanë që në këto momente trupi po reagon mirë në këto momente. Mbrëmë morëm përgjigjen se ishte konfirmuar negativ për covid-19, ndërkohë që u rëndua për shkak të leucemisë dhe u pa e arsyeshme që ai të rikthehej në spital. Mjekët mendojnë se është shkak kjo sëmundje që ai u rëndua. Babai vendosi vetë të trajtohet tek Infektivi, se kishte shumë besim te mjekët shqiptarë. Komunikimet me mjekët janë të vazhdueshme të cilët kanë qenë shumë disponibël. Momentalisht është edhe motra në Tiranë, ndërkohë që mamaja është në SHBA. Nuk e dimë ende se sa kohë duhet që babai të përmirësohet”.
Sipas fjaleve te djalit, 77 vjecari ka zgjedhur vete te trajtohet te Infektivi me besim te mjeket pasi ka pasur semundjet e tjera shoqeruese.
Ne foto Koco Devole dhe mjeku Pellumb Pipero.
Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse është një aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekrane janë nga më të njohurit për publikun shqiptar. Madje Vitet e fundit Koço Devole ka punuar si skenarist në emisionin “Fiks Fare” dhe ne shume spektakle te tjera televizive.
Per kujtese:
Devole ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1979 – 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite: Çanta e zeze 1986, Të gjallë apo të vdekur 1996, Çanta me nje milion 1993, Nje dite i cmendur 1995, Pushime në Romë 1996, Tre shoke pa sherbyesen 2001, Karafili dhe Kleopatra 2001, Milioneri 2005, Na ishte njehere Shqipëria 2009.