Home TE NDRYSHME A do rikthehet karantina në Shqipëri? Ja si përgjigjet ekspertja Tomini

A do rikthehet karantina në Shqipëri? Ja si përgjigjet ekspertja Tomini

104
0

Eugena Tomini, Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, ka folur për situatën aktuale te pandemisë në vendin tonë.

Kryesisht ajo ka folur per spitalin Covid3 i cili sipas fjaleve te saj sqaruese do te perdoret per ata paciente qe kane kaluar nga Covid1 dhe Covid2 dhe qe kane ende nevoje per trajtim spitalor.

“Te Covid-3 mund të shtrohen edhe pacientë që kanë nevojë për terapi intensive. Te Covid-3 do të shkojnë raste të rënda, që kanë kaluar nga Covid-1 dhe Covid-2, por që vijojnë të kenë nevojë për trajtim spitalor. Drejtues i këtij spitali është prof. Arjan Harxhi”, tha Tomini.

Ndersa ne lidhje me nje karantine te dyte ajo eshte shprehur se ky do te jete nje opsion i fundit. Nder te tjera Tomini ka thene se nderkohe do te merren te gjitha opsionet e mundshme per ta evituar dhe ulur perhapjen e virusit.

Ajo rikujtoi se karantina pati efekte shendetesore, psikologjike si edhe ekonomike prandaj pasi te ezaurohen te gjithe mundesite ne fund do te shihet.
“Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm.,” tha Tomini ndër të tjera.