Hyn në fuqi menjëherë/ Rama merr vendim: Japim rrogë “shtesë” për këtë kategori…

Qeveria Rama ka vendosur të shpërblejë me pagë minimale çdo muaj, përgjatë vitit 2022 naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.

Ky vendim është firmosur nga kryeministri Edi Rama i cili edhe një herë i qëndron në krah fuqisë punëtore.

“Do të ketë një pagesë të barabartë me pagën minimale, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet përgjatë vitit 2022”, njofton Qeveria Rama.