Nje ngjarje e rende ka ndodhur mengjesin e sotem ne rrugen Këlcyrë-Përmet ku kane humbur jeten 8 persona.
Ngjarja ka ndodhur rreth ores 4:00 në afërsi të fshatit Kuqar. Makina ka rene ne lumin Vjose dhe kane humbur jeten 8 persona. Mendohet se kane qene 7 emigrant dhe shoferi.
Siç shihet nga pamjet ajo çka ka mbetur nga makina është një grumbull inertesh, pasi mjeti është shkatërruar totalisht nga përplasja që ka rezultuar fatale për personat që udhëtonin në të. Automjeti dyshohet se ka marrë emigrantë të paligjshëm. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton për zbardhjen e shkaqeve.