Ajo eshte nje nga kengetaret me zerin me te bukur Valbona Mema shquhet per kenget e saj te bukura dhe zerin e embel.
Ajo ka folur per nostalgjine për dashurinë e saj dhe u shpreh se është përjetësisht e dashuruar me bashkëshortin me të cilin meritonte të jetonte një jetë të gjatë e të lumtur por qe nuk ndodhi ashtu sic ata e deshironin.
Ajo ka thene se:“ Jo se unë e kam zgjedhur, por unë jetoj me të, nuk jam vetëm. Unë jetoj me dashurinë e tij, jetoj me gjithçka që ai mua më ka dhënë sepse vërtet kanë kaluar 20 vite, por mua më duket sikur e ka vetëm një 5-minutsh që mua më ka ikur, nuk është sikur ka 20 vite. Domethënë e dashuruar në përjetësi. Domethënë që unë nuk e meritoja, as ai nuk e meritonte. Ne e meritonim të jetonim të dy të lumtur. Pavarësisht se gjysma ime nuk është e lumtur, unë jam e lumtur për fëmijët e mi. Jam treguar shumë e fortë, nuk nxjerr asnjëherë lot para tyre, por thjesht i jap kurajo, sepse unë kjo jam, kam forcë”
Ndërkohë që fliste për dashurinë e madhe që ndjen për Sokolin, në sfond u vu kënga e saj e titulluar “Brenga” e publikuar në vitin 2003, të cilën ia ka dedikuar atij.