Humbet unazën e martesës me vlerë një mijë dollarë duke notuar, ja ku e gjen pas 5 muajsh

Unaza e martesës është e bukur për këdo që e vendos në gisht.

Por një burri i ka humbur gjatë pushimeve në Australi.

Fatmirësisht ai ka arritur ta gjejë pas pesë muajsh, po ku do thoni ju?

Falë një zhytëseje, ai arriti ta gjente unazën e martesesë së tij të zhdukur me vlerë një mijë dollarë, gjatë pushimeve në Australi.

Susie Quintal dhe burri i saj, Nathan Reeves, të cilët jetojnë në Gold Coast, vizituan familjen në Norfolk Island, rreth 1,600 kilometra larg Sidneit.

Reeves ishte zhytëse dhe në ato momente ishte duke notuar, ai papritmas vuri re se nuk e kishte më unazën.

Shpresat se unaza do të gjendej sërish u shuan, por kur zhytësja hyri në det dhe papritmas vunë re që një peshk kishte një unazë.

Unaza kishte hyrë në trupin e peshkut dhe për këtë duhej gjetur një zgjdhje e menjëherëshme.

U njoftuan autoritetet përkatëse, që të mund ta kapnin peshkun, pasi me rritjen e tij unaza do të ishit një pengëse dhe për vetë peshkun.