Ka ndërruar jetë sot në moshën 72-vjeçare, Marsel Skëndo, një nder biznesmenët e parë të Shqipërisë post-komuniste. Ai prej pak kohësh ishte semur.
Marsel Skëndo, njihet si një ndër pionierët e kapitalizmit të ri shqiptar, duke hapur bizneset e para në Tiranën, fillimisht duke sjellë mallrat e para të huaja në tregun e varfër shqiptar e më pas duke krijuar një ndër kompanitë e para ajrore në vend, Ada Air.
Marsel Skëndo dha një kontribut të rëndësishëm në ngritjen e medias elektronike në vend, pasi ishte një ndër bashkëpronarët e parë të Televizionit Klan.