KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Suharekë, ku si pasojë ka vdekur një 8-vjeçar pasi e kanë zënë dera e oborrit. Mësohet se i mituri ishte duke luajtur së bashku me motrën e tij 6-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të rënda dhe ndodhet në spital ku po vazhdon të trajtohet.
”Policia në Suharekë ka pranuar një informacion që dy fëmijë kërkuar ndihmë mjekësore pasi i ka zënë dera e oborrit. Pastaj të dytë janë dëguar në spitalin rjaonal në Prizrne, ku nga plagët një fëmija 8-vjeçar, mashkull ka humbur jetë“,- ka thënë për Gazetën Express Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizren.