Covidi nuk ndalet as me artistet keshtu ka ndodhur dhe ne qytetin e Elbasanit ku i ka marr jeten koreografi Albert Vrapi pasi nuk arriti ta mpshte do te semundjen.
Koreografi u nda nga kjo jetë dy ditë më parë dhe u përcoll me dhimbje dhe lot nga të afërmit dhe miqtë e tij.
Disa nga miqtë e artistit të njohur elbasanas kanë ndarë në rrjetet sociale një mesazh prekës, për Albert Vrapin.
“Duhet ta kujtojmë të qeshur me nota muzike që ai i krijonte në koreografitë më të bukura që të gjithë e duartrokisnin dhe ngriheshin në këmbë, në Teatrin Skampa Elbasan”.
“Berti është në zemrat tona, qytetit të Elbasanit ju shua një yll. Ylli i modernizimit, ylli i të bukurës, ylli i koreografisë. Të përcjellim në shtëpinë tënde të fundit me këngët e Michael Jackson. Do i mungojë shumë teatrit, koreografitë tua” – shkruajnë miqtë e tij.