Historia e Ersoneldës dhe Stiljanos e transmetuar ditën e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” p reku gjithë shqiptarët.
Mirëpo çfarë ndodhi me dy të rinjtë pas daljes nga emisioni?
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Arbana Osmani ka treguar se Ersonelda dhe Stiljano jetojnë bashkë që prej xhirimit të programit dhe se janë shumë të lumtur.
“Unë dhe Ersonaleda që nga dita e emisionit jetojmë bashkë dhe jemi të lumtur. Ju përqafojmë, përshëndesim gjithë publikun faleminderit për mbështetjen”, thotë Stiljano në videon ku shihet i kapur përdore me Ersoneldën.