Historia e Tires tek Covid 2/ Ja si do ‘fundosin’ mjekë dhe infermierë me ane te kamerave qe jane marre nga prokuroria

Prokuroria e Tiranës do e shtrijë më gjërë hetimin për pastrueses në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e cila hiqej si infermiere dhe mori para nga një familjare e një pacienteje me Covid.

Do të marren në pyetje mjekë e infermierë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen në këtë spital.

Bëhet me dije se prokuroria ka shtënë në dorë bllokun e shërbimeve, për të parë se kush nga mjekët ishte përgjegjës për pacienten me Covid, për të cilën Tire Alldervishi merrte para.

Fax News raporton gjithashtu se do të hetohen edhe telefonatat e Tires dhe kontaktet që ajo ka patur.

Ndër të tjera janë sekuestruar dhe disa kamera sigurie në këtë spital për të parë nëse sanitarja apo personel i këtij spitali janë takuar apo i kanë marrë ryshfet pacientëve të tjerë të spitalit.