Prokuroria e Tiranës do e shtrijë më gjërë hetimin për pastrueses në spitalin “Shefqet Ndroqi”, e cila hiqej si infermiere dhe mori para nga një familjare e një pacienteje me Covid.
Do të marren në pyetje mjekë e infermierë për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen në këtë spital.
Bëhet me dije se prokuroria ka shtënë në dorë bllokun e shërbimeve, për të parë se kush nga mjekët ishte përgjegjës për pacienten me Covid, për të cilën Tire Alldervishi merrte para.
Fax News raporton gjithashtu se do të hetohen edhe telefonatat e Tires dhe kontaktet që ajo ka patur.
Ndër të tjera janë sekuestruar dhe disa kamera sigurie në këtë spital për të parë nëse sanitarja apo personel i këtij spitali janë takuar apo i kanë marrë ryshfet pacientëve të tjerë të spitalit.