Një histori e rrallë dhe shumë e veçantë kjo e Teutës, shqiptares së Kosovës që ka thyer barrierat dhe steriotipet gjinore, për të përmbushur dëshirën dhe passionin e saj.
Ajo që në moshë të vogël kishte shprehur dëshirën e madhe për t’u bërë shofere, por nuk e kishte menduar se do arrinte të përvetësonte kategorinë D të mjeteve rrugore, dhe një ditë do të punonte si shofere autobusi në Zvicër.
Vajza nga Ferizaj i është bashkuar shumë shqiptarëve të tjerë që kanë shkuar në emigrim dhe kanë bërë punë nga më të ndryshmet, disa për pasion e disa për të siguruar jetesën.
Mirëpo rrallë gjejmë një vajzë të re që të punojë si shofere autobusi, kjo është Teuta Helshani e cila drejton mjetin e transportit përreth qendrës së St.Gallen-it. Teuta ka lindur dhe është rritur në qytetin e Ferizajit, ku kreu shkollën fillore dhe të mesme, për të vazhduar më pas edhe studimet në Universitetin e Prishtinës.
“Jam lindur në Ferizaj në vitin 1990, kam mbaruar shkollën fillore dhe të mesme po në të njëjtin qytet, për të vazhduar pastaj me studime në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në Fakultetin Ekonomik, Departamenti “Banka, Financa dhe Kontabilitet”, tregon ajo.
“Pas përfundimit të studimeve nuk pata fatin që profesionin tim ta ushtroj në vendlindjen time. Pas kurorëzimit të dashurisë me martesë në vitin 2013, unë vazhdova jetën pranë bashkëshortit tim në