Në fund të një dite të lodhshme e plot aktivitet amvisave u mbetet dhe një detyrë tjetër. Mund të themi se është nga ato punë të shtëpisë, e cila nuk bëhet me aq zell të madh: hekurosja.
Që të mbarojë sa më shpejt si proces dhe rrobave të mos u mbeten njolla ndryshku, ju duhet një hekur si i ri. Artikulli më poshtë do t’i mësojë amvisave të Shijes se si ta pastrojnë hekurin edhe pse të ndryshkuar apo me papastërti, në mënyrë që t’ju lehtësohen sa më shumë punët.
Së pari, ju duhet një peshqir dhe pak kripë. Vendosni sipër peshqirit pak kripë dhe ndërkohë hekurin e vini në prizë. Sapo të nxehet e drejtoni për nga peshqiri. Do të shihni se çdo papastërti mbetet tek copa. Ia vlejti apo jo?
Mënyra e dytë është me pastë dhëmbësh, ujë dhe disa kunja veshësh. Lagni pambukun me ujë dhe tek hekuri i rrobave vendosni pak pastë dhëmbësh. E përhapni me pambukun e kunjave. Do të shihni ndryshim të menjëhershëm. Mos harroni gjithashtu të pastroni dhe kanalet nga ku del avulli.
Soda e bukës do të ishte gjithashtu një ide fantastike, pasi njihet si aleatja më e mirë natyrale e pastrimit. Aplikojeni në të njëjtën mënyrë si dhe kolinozin.
Vlen e njëjta gjë dhe për detergjenti e rrobave të bardha.
Një mënyrë efikase për të pastruar hekurin e rrobave është dhe uthulla e mollës. Çfarë të bëni? Aplikojeni me një copë pambuku mbi pllakën e hekurit. Nëse doni më shumë efekt vendoseni hekurin në prizë dhe më pas sipër copës të lagur me uthull molle. A nuk ju thamë që në fillim se do të kishit një hekur si të ri?