Hasude me Arra. Qe te lepini gishtat

Me poshte keni te listuar te gjithe perberesit e nevojshem dhe pergatijen e kesaj recete
Përbërësit:
niseshte 1 gotë uji
sheqer 250 gr
vaj 100 ml
2 gota ujë (200 ml)
arra 100 gr

Përgatitja
1.Në tenxhere hedhim 100 ml vaj.
2.Shtojmë 50 gr sheqer dhe e lemë të shkrihet dhe të marrë ngjyrë të kuqe.
3.Në një tas shtojmë ujë, sheqer dhe niseshte. I përziejmë dhe gjatë kohës që përziejmë sheqerin i shtojmë tek sheqeri i djegur duke e përzier deri sa të lidhet dhe shkëputet nga ena.
4.Shtojmë edhe arrat dhe e heqim nga zjarri.
5.Me anë të lugës së gjellës i japim formën, gjithnjë duke lagur lugën me ujë.