Situata nxehet në “Shihemi në Gjyq” pasi ndërsa Iliri, djali i vogël i familjes Alizoti na njeh me përkeqësimin e marrëdhënies së tij me bashkëshorten,
has në kundërshtimin e babait të tij, Luftarit dhe motrës, Eglës. Në këtë pikë të programit “E diela shqiptare” në Tv Klan ai deklaron një të vërtetë tronditëse që tregon sa ishte kalbur martesa e tij dhe komunikimi me bashkëshorten.
Ilir: Në datën 24 Janar unë jam larguar nga shtëpia. Më vdiq gjyshja, nuk më erdhi, më tha “nuk vij me ty”. “Pse nuk i vjen?”, i thashë. “Nuk i çoj fëmijët në Sarandë unë për vaki”, më tha.
Egla: Kur vije për gjëra të tjera, hidheshit atje.
Ilir: Po ju shpjegoj pse kam arritur këtu.
Luftar: Nuk e thua të vërtetën.
Ilir: Këto janë të vërtetat. Të vërtetë tjetër nuk ka. Vjehrri merr në telefon, “kam 8-9 muaj që kam debate me gruan”.
Luftar: Po dhe kush do t’i rregullonte?
Ilir: Dhe mendoja se do t’i zgjidhja. Vjehrri më merr në telefon, “nuk të përgjigjet gruaja, me të ngrënë me të pirë, nuk të përgjigjet si femër? Merre gjysmën e rrogës çoje në shtëpi, merr gjysmën tjetër e ik, dil me të tjerat, bëj qejfin tënd personal”. Unë nuk jam ai surrat, kam cipë në faqe.
Eni Çobani: Kush t’i thoshte këto?
Ilir: Vjehrri./tvklan.al