Ne Janar te 2023 Zhaneta Davila solli ne jete binjaket e saj Noa dhe Zhuliet.
Mirepo nje jave me pare 31 vjecarja iu desh te futej ne operim per heqjen e tumorit ne tru qe kishte masen e nje mandarine.
Gruaja tregon se gjithcka nisi ne tremujorin e dyte te shtatezanise ku i filloi nje dhimbje koke e forte dhe e vazhdueshme qe ne fillim dukej si nje migrene.
Porku ishte n tremujorin e trete ajo tregon se dhimbja ishte aq e forte sa do ta zgjonte edhe nga gjumi dhe shpesh perfundonte duke qare pasi ishte e padurueshme.
Me pas i filluan problemet me shikimin ne syrin e majte dhe me vone nje mengjes ajo filloj te shikonte turbull edhe me syrin e djathte .
Keshtu vendosi te merrte opinione te tjera ne lidhje me kete migrene dhe beri nje rezonance e cila shfaqi tumorin ne trurin e saj, saktesisht nje adenome ne gjendren e hipofizes.
Rritja e tumorit i rriste dhimbjet e kokes dhe presioni ne nervin optik ishte aq i madh sa mund te humbte shikimin. Prandaj doktoret i rekomanduan menjehere kirurgji edhe pse ishte shtatezane pasi donin te shmangnin humbjen e shikimit tek 31 vjecarja transmeton shiko.news
Zhaneta tregon se nderhyrja u be nga vrimat e hundes dhe me ane te endoskopit iu pastrua tumori e me pas u be rindertimi qe mos kishte asnje pasoje dhe shikimi iu rikthye.
Nje jave pas heqjes se tumorit u caktua data qe te lindte binjaket me operim cezarian.
Tashme Zhaneta dhe Danieli po gezojne bashke me binjaket e tyre, te cilet per ciftin ishin nje bekim i vertete.
Keshilla qe nena 31 vjec ka per te gjithe eshte te mos e lini veten pas dore dhe besojini ndjenjes se brendshme per te bere gjithnje edhe disa vizita te tjera jo vetem nje ne menyre qe ju te keni sherim transmeton shiko.news