Problemet për pronësinë në familjet shqiptare janë bërë tashmë të përditshme dhe nuk janë të pakta rastet kur ato përfundojnë me fund tragjik.
Në rast i tillë është edhe ai i një gruaje nga Borshi i Sarandës, e cila ka denoncuar vëllain e saj Arqilenë pasi ai i ka marrë çelësat e shtëpisë dhe nuk ia kthen deri sa ajo t’i shlyejë borxhin që i ka.
Valentina Stefani ka qenë sot në rubrikën “Shihemi në gjyq” ku ka treguar problemin e saj.
Ajo ka treguar:
Isha e martuar në Konispol, më vdiq burri, e shita shtëpinë në Konispol dhe isha pa shtëpi. Kam qenë në Greqi. Në Dhjetor të vitit 2009 unë operohem për herë të parë për kancer sepse kam patur edhe herë të dytë. Bëja kimitoterapinë, me paruke në kokë dhe kam ardhur në Sarandë se ndihesha më mirë. Më thotë djali të më ndihmonte të bëja një shtëpi e të qëndroja në Borsh. Bëj kërkesën në komunë se tokë në Borsh nuk kisha. Më ndihmoi dhe vëllai. Por pas ndërtimit të shtëpisë në tokë shtetërore, Ylli Shehu pretendoi se kjo tokë është e tij, ndaj hapi çështje gjyqësore. Luftova 2 herë me kancerin, në vitin 2013 u operova prapë. Luftoja me Gjykatën e Sarandës, me fëmijët në shtëpi kam probleme se dhe ata më thonë të ndaloj sepse në qoftë se nuk ia dal dot unë mbanë ia dalin ata thonë. Si do ia dalin fëmijët? Do vejë gjakderdhje se fëmijët janë fëmijë, nuk e kanë guximin dhe durimin që kam pasur unë. Në qoftë se nuk më zgjidhet tani kjo çështje në Gjykatën e Sarandës, unë një rrugëzgjidhje kam, të vras veten!”.
Arqilea tregon se e motra i ka kërkuar ndihmë kur kishte nevojë për dy operacionet, si edhe për të ngritur një “kasolle” për të jetuar dhe pranon që e ka ndihmuar. Por ajo nuk i kishte thënë për gjyqin që kishte me Shehun dhe kjo gjë e ka acaruar Arqilenë, ndaj dhe janë zënë, i ka marrë çelësin e shtëpisë dhe nuk flasin prej 5 vitesh. I vëllai tashmë kërkon paratë që ka dhënë për shtëpinë, jo ato që i ka përdorur për operacionet.
Ai i ka thënë:
Dua lekët e shtëpisë ose i marr shtëpinë! Çelësin nuk e jap, harroje atë punë! Ajo duhet të më kthejë ç’më detyrohet, veç atyre që i kam dhënë për dy operacionet që ka bërë se nuk i dua. Të më kthejë lekët e shtëpisë, unë i kam marrë çelësin, do t’i marr shtëpinë! Të rrijë ku të dojë. Ashtu i solli punët ajo dhe unë do t’i jap zgjidhje vetë.”
E pyetur se përse ndërtoi me tulla, në kundërshtim me lejen e komunës, Valentina tha se e shtyn njerëzit, të cilët i thoshin se të gjithë janë pa leje, ndërsa ajo që e ka dhe që e paguan tokën, do të ndërtojë më dërrasa.
Pas gjithë shpjegimit që u bë për këtë pronë, ku Valentinës i ka dhënë të drejtë komuna Lukovë të bëjë një objekt të përkohshëm, Arqilea vazhdon të kërkojë paratë që i ka dhënë për ta ndërtuar, përndryshe kërkon vetë pronën.