Emma Morano, ia doli të arrinte moshën 117-vjeçare dhe ajo ishte evropiania e katert me e vjeter. Italiania ishte nje nga 12 rastet e njerezveqe jetuan kaq gjate.
Emes gjithnje i behet pyetja se si ja ka bere qe ka jetuar kaq gjate. Formula e saj e thjeshtë për të jetuar kaq gjatë, përfshinte një dietë të rreptë dhe qëndrimi larg nga marrëdhëniet me burrat. Ajo vetë pati një martese abuzive dhe nje femije por qe e humbi pa mbushur 6 muajsh.
Ish-punonjësja e fabrikës besonte se vendimi i saj për të qëndruar beqare pasi i tregoi derën bashkëshortit të saj ka të bëjë shumë me mënyrën se si ajo arriti në një moshë kaq të madhe në jetë. Ajo punoi deri në moshën 75-vjeçare dhe ishte ‘e lumtur me jetën’ që kishte bërë – veçanërisht pasi ajo nuk merrte asnjë mjekim dhe ishte ende mjaft aktive gjatë viteve të saj të pensionit.
Madje ajo tregoi se cfare konsumoi cdo dite gjate jetes se saj, dhe vezet ishin e perditshmja e saj dhe perimet. Mirepo per jetegjatesine ajo tha se pervec ushqimit faktori tjeter ndikues dhe thelbesor ishte edhe gjenetika, pasi nëna e saj jetoi deri 91 vjeç dhe disa nga motrat e saj kishin mbushur 100 vjetorin e lindjes.
Madje ne lidhje me te jetegajtesine e saj mjeku i saj Carlo Bava, thotë se pacientja e tij rrallë hante perime ose fruta dhe bente ecje ne natyre.
“Kur e takova, ajo hante tre vezë në ditë, dy të gjalla në mëngjes dhe më pas një omëletë në mesditë dhe pulë në darkë”, tha ai. SHIKO.NEWS