Cifti bashkëshortëve 38 dhe 42 vjec ishin me pushime në Kroaci bashkë me dy fëmijët e tyre të mitur, kur i ndodhi aksidenti me furçën e dhëmbëve.
Më 27 korrik 2024, gruaja po lante dhëmbët para se të shtrihej në shtrat. Teksa ishte duke larë me ngulm pjesën e pasme të gojës së saj edhe gjuhën, furça e vogël e dhëmbëve gati 20 cm që përdorte për udhëtime, i rrëshqiti nga gishtat ngeci në fyt.
E pushtuar nga paniku ajo u përpoq të kapte furçën e dhëmbëve, por dështoi, kështu që burri i saj e çoi me makinë në Spitalin e Cakovec, Kroaci, ku ajo bëri një ekografi të stomakut.
Mirëpo mjekët fillimisht “nuk e besuan” se ajo kishte një furçë dhëmbësh në stomak – kështu që ajo shkoi në shtëpi atë natë dhe u kthye të nesërmen ku iu bë një endoskopi e sipërme. Aty mjeku nuk ishte në gjendje të nxirrte furçën e dhëmbëve, kështu që gruaja ere shkoi në Split, Kroaci, për një procedurë rreth 45-minutëshe për ta hequr atë.
Më tej mjekët vendosën një fije rreth një kamere të futur në fyt dhe e përdorën atë për të kapur furçën e dhëmbëve dhe për ta nxjerrë atë nga fyti i gruas – e cila gjatë gjithë kohës ishte zgjuar.
Tashmë ajo tha: “Jam e lumtur që jam gjallë, por jam e shqetësuar sa herë përdor përsëri një furçë dhëmbësh dhe jam shumë e kujdesshme. Shpresoj të mos i ndodhë askujt tjetër si kjo ngjarja ime.” SHIKO.NEWS