Pjesa më e madhe e grave e kanë shumë problem pastrimin e divanëve, sidomos nëse janë ngjyrë e çelur. Natyrisht ka shumë shërbime profesionale që ofrojnë pastrimin e mobiljeve, por janë të kushtueshme. Një grua australiane ka përdorur tabletat për pastrimin e dhëmbëve për t’i bërë divanet dritë.
Ajo ka blerë një kuti me tableta për pastrimin e dhëmbëve dhe gjithçka tjetër që i duhej ishte një shishe spray bosh. Ajo shpjegon se në shishe ka hedhur një tabletë dhëmbësh, ujë dhe ka spërkatur divanët. Mbasi e ka lënë solucionin të veprojë për 5 minuta, ka përdorur një detergjent enësh për t’i fërkuar.
Ajo e ka ndarë këtë përvojë në rrjetet sociale dhe rezultatet ishin të mahnitshme.