Qeveria greke vendosi që të shtyjë sërish masat kufizuese me Shqipërinë. Mësohet se data e vendosur është 8 mars, pas një vlerësimi të të dhënave epidemiologjike, që bëhet cdo dy javë.
Sipas kësaj, hyrja nga Shqipëria në Greqi do të vijojë me të gjitha kufizimet që zbatohen deri më sot.
Ndërkohë, shqiptarët që udhëtojnë nga drejt Greqisë duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë në Kakavijë dhe janë të detyruar të qëndrojnë në një karantinë shtatë-ditore. Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 880 raste të reja me koronavirus.