Shteti ynë fqinj Greqia është në përgatitjet e fundit për të çelur sezonin turistik. Plazhet private u hapën të shtunën e shkuar, një javë më herët sesa ishte planifikuar fillimisht, kështu që qeveria mund të vlerësojë efektin e hapjes mbi turmat.
Qeveria dëshiron të integrojë të ashtuquajturën “Pasaportë e Gjelbër” që duhet të kenë vizitorët 48 orë para mbërritjes. Gjatë plotësimit të formularit, përveç aeroportit nga po nisen, destinacionit dhe kohëzgjatjes së qëndrimit të tyre, vizitorët do të shtojnë të dhënat nga “Pasaporta e Gjelbër” e tyre.
Ata do të tregojnë nëse janë vaks inuar, apo nëse kanë qenë të sëmurë nga koronavirusi së paku 20 ditë para mbërritjes së tyre, duke treguar një test negativ PCR-je apo antigen-i.
“Pasaporta e Gjelbër” do të hyjë në fuqi nga 1 qershori dhe autoritetet greke duan të modernizojnë procesin e inspektimit të plazheve dhe të shmangin bllokimet në aeroporte ose pikat kufitare.
Do të merren gjithashtu hapa për të siguruar vlefshmërinë e “Pasaportave të Gjelbra”. Mediat greke raportojnë se vendet që do të përfshihen në programin e “Pasaportës së Gjelbër” janë: Franca, Malta, Islanda, Holanda, Suedia, Estonia, Letonia, Lituania, Kroacia, Bullgaria, Greqia, Sllovenia, Gjermania, Republika Çeke, Rumania, Qipro, Spanja, Italia, Polonia, Portugalia, Danimarka, Hungaria, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, Irlanda, Sllovakia, Lihtenshtejn, dhe Norvegjia.
Përveç këtyre vendeve, Greqia do të pranojë gjithashtu vizitorë nga Kina dhe Rusia dhe ata të vak sinuar me va ksinat kineze dhe ruse, përveç katër vak sinave të përdorura në vend dhe botën perëndimore (AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna dhe Pfizer).
Qeveria ka vendosur si qëllim të saj 4.5 milionë individë të va ksinuar plotësisht në fund të qershorit, përpara kulmit të sezonit turistik. Ardhja e 1.2 milionë vak sinave Johnson & Johnson do të jetë vendimtare në përshpejtimin e programit të vak sinimit, pasi ato kërkojnë vetëm një dozë.
Më shumë se 100 oficerë policie po zhvendosen në Mykonos duke filluar nga dita e sotme, si një përpjekje për të forcuar sigurinë në ishullin popullor të festave përpara hapjes së turizmit fundjavën e ardhshme.