Home TE NDRYSHME Dalin shifrat e pabesueshme, ja sa infermierë janë larguar nga Shqipëria

Dalin shifrat e pabesueshme, ja sa infermierë janë larguar nga Shqipëria

165
0

Pandemia dëshmoi edhe njëherë se sa të rëndësishëm janë infermierët në mbarëvajten e sistemit te shëndetësise.

12 maji në të gjithë botën ju kushtohet infermierëve, atyre që janë në detyrë, por edhe atyre që tashmë janë në pension. Një ditë homazh edhe për ata që nuk jetojnë më, por ky 12 maj është dhe një ditë reflektimi për problematikat me të cilat ata përballen në sistemin shëndetësor.

Fenomeni më negativ që është vënë re në sistemin shëndetësor, është ai i emigrimit të infermierëve. Në 6 vitet e fundit, shifrat e largimit të infermierëve janë rreth 6000, ndërkohë që eksodi i tyre ka vazhduar edhe përgjatë pandemisë.

Shqipëria numëron mbi 12.100 infermierë në sektorin publik dhe 1300 në sektorin privat, ndërkohë që janë dhe mijëra të tjerë që kanë përfunduar studimet, kanë marrë licencat dhe janë në listat e pritjes.

I ftuar në “Wake Up” ishte sot zv.presidenti i Urdhrit të Infermierit në Shqipëri, Sabri Skënderi. Ai theksoi se sot jo vetëm Shqipëria, por mbarë bota ka nevojë për infermierë.

“10 infermierë kanë humbur jetën nga Covid-19. Profesioni i infermierit është shumë stresues dhe shumë i lodhshëm. Ne kemi numrin më të vogël të infermierëve për banor.

Bota ka nevojë për 25-30 milionë infermierë që janë mungesë në gjithë sistemin shëndetësor në botë. Jo vetëm Gjermania, por të gjitha vendet europiane dhe shtetet arabe kanë nevojë për infermierë. 5-6 vitet e kanë ikur nga Shqipëria rreth 6 mijë infermierë”, tha Skënderi.