Sipas ketij njoftimi Pika e Kalimit Kufitar e Kapshticës është mbyllur prej orës 06.00 të mëngjesit të sotëm dhe do të hapte vetëm më datë 4 dhjetor 2020 dhe keshtu se deri në këtë datë nuk lejohen as hyrjet dhe as daljet nga Greqia nepermjet kesaj dogane, për të gjitha kategoritë.
Por ndërkohë, kalimi kufitar do të jetë i hapur në Kakavijë, ku gjithashtu sipas Ministrisë së Jashtme do të ketë kushtëzime te reja.
Si rrjedhim lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionave në Kakavijë.
Mirepo në rast kalimi, do te aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javë pavarësisht shtetësisë dhe me pas në rast shkelje, gjobitesh me 5000€. Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona ne total do te lejohen të kalojnë në ditë.
Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk do të ketë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.
Pastaj nje tjeter kusht i ri eshte se, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë, ku personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend drejt në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.
Prandaj para se te niseni ne udhetim ju keshillojme te siguroheni se mund te plotesoni kushtet.
Keshtu sipas Ministrisë së Jashtme, ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur.
Vendim do të jetë në fuqi nga data 20.11-4.12.2020.