Greqia gjunjëzohet nga korona/ Merren masa të reja: Ja cfarë u vendos

Greqia është në valën e tretë të përhapjes së koronavirusit. 24 orëshi i fundit shënoi 2 702 infektime ditore, rekord për këtë vit, që renditet ndër nivelet më të larta të gjithë pandemisë së koronavirusit.

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Greqi – Vizion Plus
Nisur nga përkeqësimi i situatës në spitale, qeveria greke shpalli zgjatjen e masave bllokuese deri më 16 Mars në rajonin e Atikës, ndër më të populluarit në vend ku bën pjesë edhe Athina. Qytetarëve do t’u lejohet të lëvizin në një rreze prej jo më shumë se 2 kilometrash nga vendbanimi dhe duhet të marrin leje me SMS për të dalë.

Greqia është një tjetër rast që tregon se infektimet në vendet e Bashkimit Europian po rriten sërish dhe se kontinenti ndodhet përballë një vale të tretë përhapjeje të koronavirusit. Këtë e paralajmëroi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.