Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, gjate mbledhjes se fundit te kabinetit te tij ka deklaruar se prej dites se premte qeveria do te shpalli masa te reja per perballimin e vales se dyte te koronavisrusit, duke nenkuptuar se kjo sipas tij eshte me agresive e me e rr ezikshme se ajo qe filloi ne muajin mars.
Prandaj nga vleresimet dhe te dhenat e 24 oreve te fundit, si edhe ne diskutim me ekspertet Mitsotakis ka thene se prej dites se sotme qytetet si Selaniku, Rodhopi dhe Larisa hyjne ne zonen e kuqe duke u futur ne karantine lokale.
Kjo do te nenkuptoje mbylljen e perkohshme te disa bizneseve dhe sherbimeve publike duke perjashtuar shkollat, supermarketet apo dyqanet e shitjes me pakice.
Ne mengjesin e dites se enjte radhet e gjata ne selanik per nje “rapid test” falas kane bere xhiron e mediave greke dhe madje te habit fakti se ne fillim e tetorit ky qytet kishte vetem 7 raste ne dite ndersa per 24 oret e gundit jane gati 400 e ndaj eshte futur ne karantine.
Keshtu kreu i qeverise do te shpalle nje plan te ri njemujor padhene ende detaje te hollesishme.
“Ne tani e dimë se cilat aktivitete ekonomike shkaktojnë një përhapje të shpejtë të vi.rusit dhe cilat jo, kështu që ne do te hartojmë planin tonë për muajin e ardhshëm me të dhënat reale, të cilat i kemi në dispozicion”- ka thëne ai duke shtuar se qëllimi kryesor mbetet ende, shmangia e një karantine kombëtare.
Sipas te dhënave te përditshme Greqia është ne një nivel me te kënaqshëm se vendet e BE. “Por ne baze te parashikimeve dhe shifrave jemi vetëm 2 deri në 3 javë prapa asaj që vendet e tjera evropiane po përjetojnë sot, ndaj është e detyr.ueshme te marrim masa ur.gjente ,qe te shmangim pre.sionin mbi sistemin shëndetësor qe tashme është më i madh se kurrë, për të parandaluar më të keqen dhe për të shp.ëtuar jetën e njerëzve”– ka thëne kryeministri grek.