Graniti po vuan ndarjen, ish-e dashura e tij i çon letrën e fortë dhe bën zbulimin e papritur

Granit Cana ka zbuluar se fundmi ne nje rrefim te pazakonte se është ende i dashuruar më ish-partneren e tij dhe ka shprehur publikisht se e ka marre malli ta shohe.

Ai ka treguar se marrëdhënia mes tyre është i shqetësuar se si ajo e ka ndjekur eksperiencën e tij brenda “Big Brother VIP”.

Vajza në fjalë ka zgjedhur që nëpërmjet një letre të sqarojë një herë e mirë gjithë situatën. Ajo i kërkoi Granitit edhe të mos luajë me një femër për të cilën nuk ka interes, duke iu referuar Fifit.

“Jam e lënduar, nuk je Graniti që njoh unë. Graniti që njoh unë nuk i jep shpresa një femre për të cilën nuk ka interes të ketë një lidhje. Vazhdo shijoje atë eksperiencë dhe mos harro se unë nuk jam pjesë e saj. Zemrat nuk bëjnë lojra”, tha ajo sot në “Big Brother VIP”.

Pas kësaj letre Graniti u përlot dhe shprehu sërish se e ka marrë malli që ta takojë.