Gjyshi tregon se si femija 3 vjec humbi jeten tek densti dhe filloi te zverdhej

Detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Tiranë, ku një fëmija 3 vjeç ka humbur jetën pasi është dërguar në një klinikë për të mbushur një dhëmbë për shkak të dhimbjes.

Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici, ata akuzojnë dentistin për injektim të një sasie të tepërt narkoze.

Gjyshi i të miturit tregoi për mediat se mjeku na tha për 10 minuta do i dalë narkoza sipas tij 3 vjeçari u zverdh dhe iu ngrit temperatura.

Gjyshi: Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. A policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre. Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem. Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 emorëm mjekun në telefon se hapte as telefnonin që ta pyesnim çfarë të bënim.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital”.