Së pari duhet të dimë se Sindroma Down nuk është një sëmundje dhe personi me Sindromën Down nuk vuan. Terminologjia mjekësore përkufizon si sëmundje një alterim të përkohshëm dhe të rikthyeshëm të gjendjes shëndetësore të një personi.
Të pavërtetat e Sindromës Down
Personat me sindromën Down nuk jetojnë gjatë;
Vetëm nënat me moshë të madhe lindin fëmijë me sindromën Down;
Personat me Sindromën Down, nuk mund të jetojnë stadet e një jete normale;
Të gjithë personat me Sindromën Down ngjajnë njësoj.
Personat me Sindromën Down janë gjithnjë të lumtur dhe të dashur.
Të vërtetat e Sindromës Down
Në ditët e sotme personat me Sindromën Down mund të gëzojnë një jetë të gjatë qe i kalon dhe të 60-at. Personi me sindromën Down që është futur në rekordet Guiness për jetëgjatësi ka lindur ne 1928 dhe sot eshte ende gjallë, ai quhet: Bert Holbrook
Ajo që dihet është që probabiliteti për të lindurit një fëmijë me sindromën Down rritet me avancimin e moshës së nënës. Gjithsesi duke qenë se shumica e fëmijëve lindin nga nëna të reja, 80% e fëmijëve të lindur me sindromën Down në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultojnë të lindur nga nëna nën moshën 35 vjeç.
Shumica e personave me sindromën Doën mësojnë të flasin e të ecin, dhe shumë prej tyre ndjekin shkollat publike, kalojnë provimet dhe bëjnë një jetë të plotësuar, gjysëm ose plotësisht të pavarur prej të rrituri. Njerëzit me sindromen Down marrin pjesë në vendimet që ju përkasin atyre dhe kontribuojnë në shoqëri në shumë mënyra të mrekullueshme.
Ka disa karakteristika fizike që manifestohen në personat me Sindromën Down. Personat me këtë sindromë mund të kenë disa prej tyre ose asnjërën. Një person me sindromën Down do t’i ngjajë gjithnjë e më shumë familjarëve të tij se sa një personi tjetër me të njëjtën sindromë.
Jemi të gjithë individualë ne sjellje dhe personat me sindromën Down jane si ne, pra nuk janë ndryshe në karakterin dhe humorin e tyre, por kanë një temperament te caktuar si çdokush tjetër.