Gjeti një kërmill në sallatë/ Veprimi epik i Mbretëreshës Elizabet ndaj kuzhinierit

Kuzhinierët në pallatet mbretërore duhet të bëjnë më të mirën e mundshme që me gatimet e tyre në mënyrë që t’i bëjnë përshtypje Mbretëreshës. Dhe nëse ndonjë pjatë nuk është në standarde të larta, ata mund të rrezikojnë të marrin një “shënim” nga Madhëria e saj duke shprehur pakënaqësinë me humorin e saj anglez.

Me sa duket kjo ndodhi kur Mbretëresha Elizabeth II zbuloi diçka mjaft të padëshirueshme në sallatën e saj. Thuhet se Anëtarja e Familjes Mbretërore hoqi një faqe nga libri i komenteve që duhej të përdorej për të përcjellë vlerësimin e saj ose neverinë për kuzhinierin që kishte gatuar pjatën e saj.

Me këtë rast ajo vendosi një kërmill në faqe para se të shkruante “E gjeta këtë në sallatë, a mund ta hani?” dhe e dërgoi atë në kuzhinë.

Por, pavarësisht se është krere e shtetit, Mbretëresha thuhet se ka një shije të thjeshtë kur është fjala për ushqimin, pasi një nga kuzhinierët e saj të mëparshëm, Darren McGrady, zbuloi se asaj i pëlqejnë ushqimet “e pastra dhe të thjeshta”.

Burimi: www.irishmirror.ie| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA