(Foto) Ish-ministri Sandër Lleshaj ka martuar vajzën, ja kush është dhëndëri dhe ka bërë dasmë super luksoze

Dita e sotme është shumë e veçantë në familjen e ish-ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Mësohet se ai ka martuar vajzën Dorotheas dhe ceremonia është zhvilluar në Kishën Katolike të Tiranës. Ka qenë ish-boksieri i njohur, Luan Krasniqi që ka publikuar disa pamje nga festa.

Vihet re se nusja ka zgjedhur dy fustane të bardha, një për ceremoninë në kishë dhe një për festën e zhvilluar më pas. Sakaq, ato çfarë bien në sy janë detajet luksoze, për të cilat çifti i ri janë kujdesur në maksimum si për shembull zemra e vendosur në gjelbërim, ku çifti ka bërë foto me të ftuarit.

Ish-ministri Lleshaj dhe bashkëshortja e tij shfaqen shumë të gëzuar në këtë moment të rëndësishëm në jetën e tyre, sa që buzëqeshja e tyre i thotë të gjitha.

Ndërkohë ish-boksieri Krasniqi ka shkruar krahas fotove: “Njeriu lumturohet gjithësesi kur merr pjesë në një gazmend familjarë që me atmosferën e ngazllyer, me tinguj të muzikës me shije, me mysafirë të hareshëm e gostitje profesionale, të bën të ndihesh si dasmor i ftuar me zemër. Ndaj, në këtë mënyrë, e falënderoj mikun tim Sander Lleshi, që me festen e organizuar për martesën e vajzes së tyre, na mundësuan të përjetojmë çaste shum të mira ne Tiranë. Çiftit të ri Dorotheas dhe Manuelit ju uroj shëndet e të mbara të përhershme”.